“Termokos” anëtarësohet në organizatën evropiane “Euroheat and Power”

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ngrohtorja e Qytetit, “Termokos” është bërë anëtare në organizatën evropiane, “Euroheat and Power”, me seli në Bruksel, e cila ka me mbi 140 anëtarë nga mbi 30 shtete, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se anëtarësimi në këtë institucion, do ta ndihmojë Ngrohtoren në ngritjen e kapaciteteve, thellimin e bashkëpunimit me organizatat dhe institucionet e tjera në fushën e energjisë termike dhe ftohjes.

“‘Euroheat and Power’ është organizatë evropiane me seli në Bruksel, me mbi 140+ anëtarë nga mbi 30 shtete, që ndihmon shtetet në promovimin e ngrohjes qendrore, ofron ndihmë në çështjet rregullative evropiane për shtetet anëtare si dhe ofron platformën më të madhe të bashkëpunimit në Evropë në mes investitorëve, donatorëve, Komisionit Evropian, akterëve publik, agjencioneve rregullative, ndërmarrjeve shtetërore si dhe sektorit privat”, ka shkruar Osmani.

“Anëtarësimi në këtë institucion, natyrisht do te ndihmojë Ngrohtoren në ngritjen e kapaciteteve, thellimin e bashkëpunimit me organizatat dhe institucionet e  tjera në fushën e energjisë termike  dhe ftohjes  – duke lehtësuar  casjen  në projektet te përbashkëta dhe fonde në këtë fushë.  Gjithashtu, takuam Presidentin e ri te EHP Janne Kerttula i cili mori mandatin në 70 vjetorin e EHP”, ka shkruar tutje Osmani.

Të ngjashme