Termokos ndan 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefin ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se ndërmarrja Termokos ka ndarë 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike për të dytin vit me radhë.

Osmani ka shkruar në Facebook se deri me një shkurt, studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të mund të aplikojnë për bursën.

“Jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë, të cilët janë inxhinierët e ardhshëm e me të ciët do të ndërtojmë vendin tonë!”, ka shkruar ai në FB.

Të ngjashme