Ngrohtorja e qytetit “Termokos” ka dhuruar 300 metra rrethoja për fushën e “KF Rilindja”, ku stërviten rreth 400 të rinj. Ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Fisnik Osmani.
Osmani ka thënë se të njëjtat ishin në përdorim të ndërmarrjes deri tani.
“Ky donacion përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e fushës, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e talentit të tyre”, ka shkruar ai.