Termokosi shënon rritje të inkasimit me rreth 1.8 milionë euro për vitin 2023

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 08:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i ngrohtores së qytetit të Prishtinës Fisnik Osmani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se “Termokos” ka shënuar rritje të inkasimit për vitin 2023, me 22.5 për qind, krahasuar me përudhëne janar-dhjetor të viti 2022.

Sipas tij, nga borxhet e trashëguara, konsumatorët i kanë borxhë Termokosit rreth 19 milionë euro.

Ai ka thënë se ngrohtorja ka hyrë në pjesën e dytë të sezones së ngrohjes 2023-2024, dhe se ata janë duke dhënë një shërbim cilësor dhe të mjaftueshëm për qytetarët në Prishtinës.

“Aktualisht ngrohtorja ka hyrë në pjesën e dytës së sezones së ngrohjes 2023-2024 po arrijmë të japim një shërbim cilësor dhe të mjaftueshëm për qytetarët në Prishtinë. Gjatë periudhës që kemi lënë pas ne kemi pasur një zgjerim të ndjeshëm të rrjetit me qytetin e Prishtinës duke mbuluar kështu lagjet e reja të cilat nuk kanë qenë të kyçura asnjëherë më parë në sistemin tonë dhe natyrisht duke bërë zgjerimin e rrjetit në zonat ku kemi patur paraprakisht rrjet”, tha ai.

Osmani, ka thënë se ngrohtorja ka diku 8900 konsumatorë të rijnë aktivë dhe se aktualisht, sipas tij, janë duke dhënë shërbim për mbi 120 mijë qytetarë në Prishtinë.

“Ngrohtorja ka diku 8900 konsumatorë të rijnë aktivë, në sistem e total aktiv i kemi mbi 23 mijë konsumatorë nëse e marrim një mesatare se kur flasim për konsumatorët ne flasim për adresa edhe në sektorin banesore edhe me sektorin afaristë në një mesatare të themi 4-5 qytetarë për njësi banimi ne aktualisht po japim shërbim për mbi 120 mijë qytetarë në Prishtinë”, tha ai.

Kryeshefi ka thënë se “Termokos” ka pasur ngritje të inkasimit, ku duke krahasuar me periudhën janar-dhjetor të viti 2022, në vitin 2023 në të njëjtën periudhë ka ngritje me rreth 22.5% apo rreth 1.8 milion euro më shumë.

Ai ka thënë se qytetare janë vetëdijesuar edhe sa i përket pagesave të borxhit, por që sipas tij, edhe nga borxhet e trashëguara nga vitet paraprake, konsumatorët i kanë borxhe Termokosit rreth 19 milionë euro.

“Ne kemi një ngritje në këtë pjesën e inkasimit dhe është mirë diku për periudhën e njëjtë të vitit paraprak me këtë vitit që po i referohemi kemi dikun ngritje 22.5% të inklasimit që nënkupton që qytetarët e Prishtinës janë mjaftueshëm të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm që kur ka shërbim të mirë edhe paguhen faturat. Mirëpo në total kemi borxhe të trashëguara prej viteve paraprake sidomos për periudhën para viti 2014 kur ka qenë edhe periudha e fillimit të implementimit të projektit, dikun 19 milionë euro kemi borxhe të cilat jemi duke parë mundësimin e adresimit”.

“Jemi tu fol për periudhën 2022-2023 me vitin aktual dikun rreth 1.8 milionë më tepër kemi inkasim se sa periudha paraprake pra rreth 22.5 % e që është vlerë e mirë pra është vlerë solide për një hark kohorë prej një vitit që të kemi arritje të tilla”, tha ai.

Të ngjashme