Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji kanë mirëpritur hapjen e objekteve fetare si masa lehtëuese të prezantuara gjatë ditës së hënë në konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e IKShP-së, Naser Ramadanin, raporton Ekonomia Online.
Myfiu Naim Tënava tha se me vendimin për rihapjen e objekteve fetare ndihet jashtëzakonisht mirë dhe i gëzuar.
“Sot ndihem jashtëzakonisht mirë, të gjithë ne duhet respektuar ato që u thanë dhe ti marrim masat.
Sot edhe unë jam i gzuar që pothuajse me një bashkëpunim të pashoq me institucionet dhe qytetarët arritëm ta mundim apo ta dopsojmë deri në masë virusin që besimtarët ta kane të mundur të shkojnë nëpër kisha dhe xhami.
Dëshiroj të përgëzoj qytetarët tanë për një civilizim, për një kulturë dhe bashkëpunim, përkundër që ishte edhe muji i shejtë i ramazanit megjithatë na kuptuan drejtë” tha Myfiu Tërnava.
Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se me bashkëpunimin me institucioneve dhe bashkëpunimin e qytetarëve tani mund të rikthehemi në objektet fetare.
“Dëshiroj të falenderoj institucionet për bashkëpunim…. dua të falenderoj besimtarët katolik dhe musliman dhe të besimeve tjera që na kanë dëgjuar që ja tani të kthehemi në kisha dhe xhamia.
Dua të theksoj që ne duhet tu përmbahemi rregullave dhe të jemi të kujdeshmëm pasi virusi është akoma me ne. Ne në kisha predikojmë me i heq maskat me pas një fytyrë por ja tani duhet të kemi maskë” u shpreh Gjergji, raporton EO.