Tërnava: Ftoj çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë, ia kemi borxh Kosovës

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 06:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ceremonia e faljes së Namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në mesazhin e tij, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

E myftiu Naim Tërnava, tha se duhet të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën.

“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Ftoj çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit”, u shpreh Tërnava.

Të ngjashme