Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka pritur një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, raporton Ekonomia Online.
Ky delegacion është i kryesuar nga Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Myftiu Tërnava tha se BIK i është falënderues Arabisë Saudite për ndihmën që i kanë dhënë popullit të Kosovës, gjatë dhe pas luftës.
“Për BIK është nder ta kemi ministrin e Arabisë, si dhe ambasadorin e Arabisë Sauditë në Tiranë. BIK falënderon qeverinë dhe popullin e Arabisë Saudite për ndihmën që i kanë ofruar popullit të Kosovës gjatë luftës, edhe për ndihmën në rindërtimin e Kosovës”.
Ministri Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, tha se do të punojnë që bashkëpunimi mes dy shteteve të thellohet.
“Është një nënshkrim i marrëveshjes që e kemi nënshkruar më herët në Riad, nuk është e tëra do të ketë edhe bashkëpunime të tjera me të thella. E falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe myftiun i cili u tregua shumë i kujdesshëm ndaj nesh. Duke u kujdesur që të vazhdojmë bashkëpunimin, jemi darkorduar për përhapjen e islamit të qetë, kundër radikalizmit pasi feja jonë është e paqes. Duke u përqendruar që të luftojmë të gjitha llojet e ekstremizmit dhe të gjitha keqkuptimet që i janë ngjitur fej tonë. Ne jemi të përqendruar të përhapim tolerancën”.