Tërnava: Serbia po e rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak që t’ia fusë frikën Kosovës

| 04 Jan 2024 | 15:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, e ka quajtur “luftë psikologjike” lajmin se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka marrë një nismë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për katër muaj.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Tërnava ka thënë se të gjitha këto mobilizime ushtarake dhe kërcënime të Serbisë janë bërë me qëllimin që t’i futet frika popullit shqiptar e të kurajohet ai serb.

Ai ka thënë se, duke marrë parasysh situatën e sigurisë në rajon e botë dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, është e rrugës që edhe në Kosovë të bëhet shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

“Në rrethanat që janë duke u zhvilluar, sidomos angazhimi i ndërkombëtarëve për një pajtim të mundshëm me Serbinë dhe Kosovën, tani jemi ne procese që krejt kërcënimet e ndryshme ekzistojnë si kërcënime. Këto kërcënime bijnë në grupin e luftërave speciale, prandaj edhe ai mobilizimi ushtarak i Serbisë, që është në shqyrtim e sipër, na bën të nënkuptojmë se ata po përgatitën për një situatë, ose për një kohë të trajtimit të njerëzve që të përgatitën për luftë. Por, edhe ajo është luftë psikologjike speciale për opinionin sepse edhe zgjedhjet që u mbajtën në Serbi e dëshmuan se është situata jashtëzakonisht e shqetësuar”, është shprehur Tërnava.

Mirëpo sipas tij, Serbia mirë e di që Kosova nuk është siç ka qenë më herët, tani është me e përgatitur.

“Kjo është që të futet frika tek populli shqiptar dhe të ju jap kurajë, forcë popullit serb që me qëndruar në ato kërkesat nacionaliste serbeve që me qenë të gatshëm për me ardhë për me luftu. Ata edhe më tutje kanë me vazhdua edhe me këtë ritëm edhe ndoshta me një ashpërsim edhe më të madh, por megjithatë ne nuk jemi me ata që kemi qenë, por jemi shumë më të përgatitur dhe i kemi ndërkombëtaret”, ka thënë ai, raporton EO.

Tërnava ka shtuar se edhe në Kosovë do të duhej që të behej i detyrueshëm shërbimi ushtarak, sidomos pas tensioneve dhe situatës së krijuar së fundi në veri të vendit.

“Normale që duhet edhe kishte me qenë në hap me kohën. Sepse kur e din kundërshtari yt që po dëshiron që të ndërmerr hapa edhe ne duhet që të jemi të përgatitur. Pse të mos bëjmë edhe stërvitje të ndryshme ushtarake”.

Të ngjashme