“Terror psikologjik”, avokati Koci rrëfen për arrestimet e kosovarëve nga Serbia

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka folur për arrestimet e shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbisë.

Ai tha se në dy vitet e fundit janë rritur aktivitetet juridike të kundërligjshme dhe të pabazuara të autoriteteve serbe.

“Vetëm në vitin 2024, ka pasë tetë aktakuza të ngritura ndaj shqiptarëve, aty janë të përfshirë 10 shqiptarë. Ky është një lloj presioni diplomatik ndaj Kosovës, por është edhe një terror psikologjik për çdo kosovar që kalon nëpër Serbi”.

“Pra, maksimalisht është rritur frika e kalimit të kosoarëve nëpër Serbi, po targetohen ish-ushtarët e UÇK-së, po targetohen ish-policët tanë. Shpesh po ka raste kur arrestohen në mënyrë arbitrare njerëzit që nuk kanë pasë fare lidhje me UÇK-në”, deklaroi Koci në Klan Kosova.

Ai është ndalur edhe tek rasti i arrestimit të kosovarit Hazir Haziri gjatë muajit shtator. Ai ishte arrestuar në pikën kufitare të Merdares me pretendimin se “ka kryer krime lufte ndaj civilëve”.

Të ngjashme