John Terry duket që shumë shpejtë do t’i futet punës së trajnerit.
Anglezi është aktualisht ndihmës trajner te Aston Villa dhe po planifikon që të ndritët më lartë.
Sipas asaj që raporton Sunday Mirror, Terry pritet që në fund të këtij edicioni të emërohet strateg i Sheffield Unitedit.
Aktualisht në krye të skuadrës është Paul Heckingbottom dhe kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor.
Terry cilësohet si një person që ka një inteligjencë të lartë në futboll dhe parashikohet se do të ketë mjaftë sukses në të ardhmen.
Duket se anglezi ka mësuar te Aston Villa strategji të mjaftueshme, aq sa të marrë drejtimin e Sheffield Unitedit, që aktualisht është në vendin e fundit në Ligën Premier me 14 pikë dhe rënia në Chmapionship është e pashmangshme.