Test: Jeni romantike apo racionale?

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 22:30 | Nga

Sa sentimentale jeni? A keni një shpirt romantik? Romanca… shumë betohen për besnikëri të përjetshme, duke besuar se është e vetmja mënyrë për të ruajtur gjallë dashurinë dhe për të evituar rutinën. Po ju? Dashuroni përkujdesjet e tepërta nga partneri apo preferoni që të rrini me këmbë në tokë kur jeni në çift? Përgjigjuni pyetjeve të testit për të kuptuar më shumë…

1. Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një dhuratë apo të kanë dhuruar lule?

a. Javën e kaluar

b. Para një muaji

c. Nuk e mbaj mend

2. Fundjavë romantike për ty është:

a. Një udhëtim me varkë në Venecia

b. Një shëtitje në një vend të gjelbëruar me lule e pemë

c. Një vend ku gatuhen me shije ushqimet tradicionale

3. Për përvjetor martese parashikon:

a. Një mbrëmje nën dritën e qirinjve

b. Një restorant chic

c. Një buqetë me lule, të blerë në çastin e fundit

4. Dhurata e fundit për partnerin?

a. Një parfum

b. Një orë

c. Një DVD

5. Cili është filmi yt i preferuar?

a. Bashkë me erën

b. 9 javë e gjysmë

c. Ne të dy

6. Kur ka qenë hera e fundit që keni admiruar perëndimin e diellit?

a. Javën e kaluar

b. Gjatë pushimeve të fundit

c. Nuk e mban më mend

7. Të pëlqen të bësh dashuri në:

Në një varkë, rrethuar nga mjellmat

Në një lëndinë me lule

Në suitën e një hoteli luksoz

***

MË SHUMË A  |  ROMANCË RACIONALE

Synoni thelbësoren dhe nuk të pëlqen buja. Për ju dashuria duhet të jetë e thjeshtë dhe nuk duhet t’i ngjasojë një filmi. Keni të drejtë: ndershmëria dhe sinqeriteti janë vlera të sigurta të jetës në çift, por mos harroni se vëmendja për detajet dhe situatat intime janë thelbësore për kënaqësinë! Për t’i dhënë qëndrueshmëri lidhjes apo për të evituar rutinën, mjafton vetëm pak, si një mbrëmje nën dritën e qirinjve apo një buqetë me lule herë pas here. Provoni t’i shtoni edhe pak romancë përditshmërisë suaj.

MË SHUMË B  |  ROMANCË PRAKTIKE

Shkëlqyeshëm! Dini sesi të shtoni romancën në marrëdhënie, por gjithashtu e dini se, edhe po ta teproni, do të “vrisni” dashurinë, ndaj nuk duhet të abuzoni. Dini t’i jepni vëmendje dhe t’i bëni dhurata të vogla partnerit, e po ashtu lini që zakonet të strukturojnë jetën tuaj. Jeni e vetëdijshme që këto iniciativa janë të kënaqshme, e që më pas bëhen të çmuara për të dashurin tuaj. Në rastin tuaj, as nuk bëhet fjalë të bini në rutinën e përditshmërisë. Vazhdoni kështu, pasi dini më së miri të rindizni pasionin!

MË SHUMË C  |  ROMANCË NË EKSTREM

Të qenit romantikë është tipike e të gjitha çifteve, por për ju dashuria duhet të shihet e të tregohet me lule, çokollata, fundjava jashtë… Keni të drejtë, këto vëmendje e këto iniciativa janë një mënyrë e kënaqshme për të shprehur dashurinë tuaj, por lipset të dini se nuk është e nevojshme të abuzoni, që të mos prishni magjinë. Përse të mos rishijoni kënaqësinë e gjërave të thjeshta, të fundjavave në çift apo të shikoni një film? Pak qetësi e thjeshtë, nuk prish asnjëherë punë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme