Testi i madh për Albin Kurtin?

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Oferta e Isa Mustafes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e bërë dje ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ishte perfide dhe mjeshtërore nga ana e tij, në kuptimin që i jep një ndarje proporcionale bërjes së pushtetit duke e shkel edhe vetveten sepse dihet që në Kosovë pozita e Kryeministrit është peshuar më së paku 3 ministri, dhe me propozimin e djeshëm të LDK-së,  që të dy pozitat e larta Kryetari i Kuvendit, dhe Kryeministri  do të jenë që tani të ndara kësi soji : Njëri resor i lartë i takon LDK-së, kurse, tjetri VV-së, dhe me pas kur LDK merr Presidentin, posti i Kryetarit të Kuvendit i kthehet LVV-së, ndërsa,  ministritë do të ndahen 5 për LDK, dhe 5 të tjera për LVV, kjo është sjellje korrekte, nga ana e LDK-së.

Pra, kësi soji oferta në fjalë e LDK-së, për shumë ke mund të konsiderohet e pa refuzuar, por, siç e dimë kjo ofertë e dërguar nga LDK për LVV-në ka vetëm një problem, e që tashmë dihet, dhe se për tu arritur si e tillë ajo, duhet që kryetari VV-së, z. Kurti të pres kokën e hiq më pak se Kryetarit të Kuvendit z. Glauk Konjufca me shpatën e Demokleut, e thënë në kuptimin metaforik të fjalës, dhe ky akt mund të bëhet vetëm nga lider të mëdhenj, dhe të rryer me politiken, për vite të tëra.

Por, që të ndodh kjo Albin Kurti duhet që të ja bëj testin vetit, dhe ne të kuptojmë më pas nëse e kalon këtë sfidë dhe e pranon ofertën e z. Isa Mustafa, dhe para së gjithash, e  gjen formën e atillë që z. Konjufca të japi vet dorëheqje. Kjo, do ishte ideale, dhe ne të gjithë për të do të mund të konstatojmë më pas se z. Kurti dhe LVV e kaloi sfidën e parë, dhe se tani  është pjekur të qeveris, dhe rrugës do të i kaloj edhe sfidat e tjera si : dialogu me Serbinë, reforma qeveritare, dhe do të adresoj apo edhe provoj të i zgjidh sfidat ekonomike dhe sociale që i ka vendi në vazhdim.

Por,  nëse versionin më të keq për të dhe LVV, z.Kurti vepron sipas logjikes së gabuar të z. Liburn Aliu,  që ishte shprehur në emisionin Rubikon dje,   se “ Ne më parë pranojmë të i shtojmë  dy ministri shtesë sesa të shkarkojmë z. Konjufca nga pozita e Kryetari të Kuvendit” , atëherë, kjo mund të interpretohej nga shumëkush më pas se LVV më shumë e  ka hall çfarë të bëjë me pushtetin sesa me shtetin.

Shikuar në këtë kontekst, LVV betejën  e fituar në zgjedhje si duket do e humb në tavolinën e bisedimeve me LDK-n, por, nëse ajo do ishte vetëm pak racionale, do duhej që përmes vetë z. Konjufca të pranojë ofertën e fundit që i erdhi nga LDK-ja, sepse konsideroj se është proporcionale dhe ne favor të vetë VV-së, sesa palës propozuese të ofertës në fjalë LDK-së,  duke dalur me një komunikatë për shtyp nga z. Konjufca , “Unë si Kryetar i Kuvendit, dali mbi interesat e mia personale, dhe partiake, dhe në interes të vendit”, e pranoji me shumë elokuencë dhe pragmatizëm ofertën  e fundit për koalicion të LDK-së, dhe e realizoj shpresën 400.000 votueseve të Kosovës, që kanë dalur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, dhe kësi soji, i hapi rrugë qeverisjes së shpresës, që  opozita e djeshme të bëhet pozitë e sotshme.

Albin,  më mirë pranoje sot ofertën e LDK-së për bashkëqeverisje, sepse nesër mund  jesh në Opozitë duke i ra pipit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme