Testi i Maturës del në rrjetet sociale

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Testi i Maturës për shkollat e mesme ka filluar sot. Por edhe kësaj radhe testi me pyetjet e përpiluara ka rrjedhur në rrjetet sociale, dhe kështu zbeh edhe rëndësinë e tij, raporton EkonomiaOnline.

Këtë e ka bërë publike, Mentor Hajrizi, njëri ndër mësimdhënësit.

“MAShT-i dështoi, publikohet Testi i Maturës 2019. Maturantët kanë publikuar Testin e Maturës dhe tanimë janë në pritje të bamirësve. Kjo është e ardhmja ‘e ndritur’ e vendit dhe ky është dështimi i radhës i MAShT-it”, ka shkruar Hajrizi në llogarinë e tij në fcb.

Të ngjashme