Testi i maturës sërish rrjedh në internet

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 10:33 | Nga

Sikur çdo herë, edhe sot ndonëse ka vetëm gjysmë ore nga fillimi i testit shtetëror të maturës, nxënësit janë aktivizuar.

Edhe sot, nxënësit kanë shpërndarë në rrjete sociale faqe të testit të maturës me pyetje nga lëndët e ndryshme, shkruan Indeksonline.

Në një grup të mbyllur në Facebook me emrin “Testi i maturës 2017”, dikush ka postuar pyetjet nga lënda e gjuhës shqipe.

Kjo dëshmon prapë dështimin e Ministrisë së Arsimit për kontroll të rreptë ndaj nxënësve, pasi që mundësia e shfrytëzimit të telefonave dhe qasja në internet po u mundëson atyre të komunikojnë me të tjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme