Ekspertët kanë zhvilluar një test që potencialisht do të ndryshojë parashikimin e rrezikut të gruave për kancer të gjirit.
Ai kombinon informacion mbi historinë familjare dhe qindra shënues gjenetikë me faktorë të tjerë, si pesha, për të dhënë vlerësimin më të plotë të mundshëm, ka bërë të ditur Cancer Research UK.
Testi ende nuk është në dispozicion në mënyrë rutinore – disa mjekë dhe specialistë fillimisht janë duke e testuar.
Gratë me rrezikshmëri të lartë mund të marrin trajtime parandaluese dhe të kenë më shumë kontrolle, thonë studiuesit.
Rreth 55,000 gra diagnostikohen me kancer të gjirit çdo vit. Një pjesë e madhe e rasteve ndodhin tek gratë që kanë faktorët e rrezikut.