Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë nënshkruar sot një Memorandum bashkëpunimi.
Ky Memorandum ka për qëllim marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës për pjesëmarrjen e stafit të autorizuar nga MPB-ja në cilësinë e vëzhgimit në provimet për shoferë si dhe përshkrimi i kushteve dhe mënyra e pjesëmarrjes së zyrtarëve të MPB-së.
Gjithashtu, MI siguron se në testimet për shoferë do të përfshihen zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja.
Më tej, në këtë memorandum thuhet se zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja dhe MI-ja do të angazhohen me vendim të ministrit të MI -së.
Me nënshkrimin e Memorandumit, MI dhe MPB pajtohen që të dhënat nga pjesëmarrja në testime të jenë konfidenciale, dhe si të tilla, do të përdoren vetëm për qëllime të këtij Memorandumi, dhe të njëjtat nuk do të shpërndahen tek palët tjera të paautorizuara.