Testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, Aliu e mohon të ketë qenë video kineze: Është autentike

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve dhe përfaqësuesi i kompanisë që qëndron pas projektit “Skifteri” ka hedhur poshtë pretendimet se videoja e publikuar ku thuhet se droni “Skifter K1” goditi cakun në mbi 1000 km largësi, është e një kompanie kineze, që e ka përdorur më parë për të promovuar fluturaken e saj.

Aliu, prodhues në Debat Plus tha se gjitha pretendimet janë fake news dhe se videoja ka qenë autentike dhe jo kineze ku ka paralajmëruar dhe një video do të publikohet edhe sot.

“Këto janë krejt fake news. ‘Skfiteri’ është ndërtuar në Kosovë nga studentët tanë. Ato do të testohen çdo muaj. Është video autentike e ekipes sonë jashtë Kosovës, nuk është video kineze”, tregoi ai.

Ai tha se testimi i videos që ngjalli reagime të shumta nuk është testu nuk Kosovë por jashtë saj, por ka hezituar të tregoj se ku është testuar, meqë sipas tij klienti i tyre s’ka dashtë të bëhet publik.

“Nesër e promovojmë një video e cila u tregon studentëve që u tregon studentëve si ta ndërtojnë një luftarake me të sofistofikuar se skifteri që do të testohet nga një nga shtetet e BE-së. Nuk u bë në Kinë, nuk kallxojna ku është klienti”, tha ai duke shtuar se kompania ka mbi 100 punëtorë.

“Kompania jonë me Skifterin ka përmbi 100 punëtorë. Kemi etnitetet të ndryshme mbi nëntë kompani, me kend ku punojmë është tjetër gjë”, u shpreh tutje ai.

Më tej Aliu tha se bashkëpunimin e kanë vetëm me shtetet aleate të Kosovës dhe jo ato armike.

Të ngjashme