Tetë dëshmorë do të rivarrosen të mërkurën në Morinë të Gjakovës.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjakovë.
Dëshmorët që do të rivarrosen janë:
Muhamet Imer Ukshini;
Shkelzen Sylë Syla;
Blerim Bajram Ukshini;
Sylejman Mustafë Abdyli;
Nezir Halim Elezaj;
Ahmet Idriz Pulatani;
Arben Avdyl Ukshini;
Ymer Muhamet Bytyqi.
“Ceremonia e rivarrimit do të bëhet në Kompleksin Memorial të Deshmorëve në fshatin Morinë të Gjakovës në rrugën Ponoshec-Qafë Morinë.Lavdi Heronjve dhe Deshmorëve të Kombit”.