Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vendet evropiane kanë arritur ta menaxhojnë situatën e pandemisë, pavarësisht rritjeve të rasteve që kur shtetet i hoqën masat e bllokimit, përcjell Telegrafi.
“Kontinenti ka arritur se si të implementojë masa individuale, kështu që kemi parë tashmë në disa zona të Evropës ndryshime të shpejta në vendet të cilat raportuan rritje të shpejta të rasteve”, u shpreh ai.
Aylward potencoi se ngritjet fillestare të rasteve në Evropë mund të ‘rrafshohen’ madje edhe më lehtë se sa në fillim të pandemisë, për shkak të njohurive të cilat vendet i kanë mësuar deri më tani.
Katër hapat të cilat vendet duhet të punojnë për ‘shtypjen’ e rasteve
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebryesus, tha se njerëzit duhet të zbatojnë katër hapa kryesorë për të zvogëluar transmetimin e coronavirusit;
Parandalimi i ngjarjeve të cilat janë të lidhura me tubime të mëdha njerëzish sikurse stadiumet, klubet e natës, dhe vendet e adhurimit;
Organizata deklaron se bota duhet të mbrojë grupet e cenueshme si të moshuarit, njerëzit me sëmundje ekzistuese, si dhe punonjësit thelbësorë, pasi kjo e fundit zvogëlon stresin tek spitalet e mbingarkuara;
Individët duhet të bëjnë pjesën e tyre, duke ndjekur udhëzimet që lidhen me distancimin shoqëror, larjen e duarve dhe mbajtjen e maskës;
Së katërti, qeveritë duhet të ndërmarrin veprime për zbatimin e masava të izolimit, rritjen e testimeve, si dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit.
“Nëse vendet dëshirojnë të largojnë masat për sa i përket udhëtimeve, ato duhet të punojnë në aspektin e ‘shtypjes’ së transmetimit”, u shpreh Ghebreyesus.
Vaksina
Komisioni Evropian njoftoi të hënën se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19.
Një iniciativë e quajtur COVAX planifikon të blejë 2 miliardë vaksina të mundshme, nga prodhues të shumtë, deri në fund të vitit 2021.
Komisioni Evropian po negocion blerjen e një vaksine antiCOVID-19 me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare dhe ka njoftuar javët e fundit se qeveritë anëtare nuk mund të sigurojnë vaksina paralelisht.
“Sot, Komisioni njoftoi se do të paguajë 400 milionë euro COVAX për blerjen e përbashkët të vaksinave të ardhshme, për përfitimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen