Ministri Kujtim Gashi ia dorëzoi 8 objektet e Jusuf Gërvalles, bashkëshortes së tij, Suzana Gërvalla.
Bazuar në marrëveshjen ndërmjet MKRS dhe Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është realizuar kthimi i 8 objekteve të Jusuf Gërvallës, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Objektet të cilat janë kthyer janë: Pantollanat, xhakavento, këmisha, fanella, këpucët, pasteli i kuq, libreza dhe çakmaku i Jusuf Gervallës.
Ministri Gashi i vlerëson këto objekte me vlera të rëndësishme historike dhe kulturore, të cilat nga sot do të jenë të ekspozuara në kullën muze të Jusuf Gërvalles, në Dubovik të Deçanit. Ministri po ashtu tha se do të ofrojmë mundësi të tjera për ekspozimin dhe kujdesin ndaj tyre.
“Ne të njëjtën kohë me lejoni që të falënderoj Ministrinë e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet institucioneve respektive, me theks të veçante në pasurimin e fondeve muze ale për ekspozim të përkohshëm dhe të përhershëm”, u shpreh ministri.
Ndërkaq znj. Suzana Gërvalla falënderoi Ministrin Gashi pasi që pranoi 8 objektet e Jusuf Gërvallës dhe u shpreh se ndihet e emocionuar njëkohësisht edhe e lumtur që më në fund objektet e bashkëshortit të tij do të qëndrojnë aty ku edhe e kanë vendin.