Tetë raste të reja me Coronavirus në Shqipëri, 16 të shëruar

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 pacientë me COVID-19 në Shqipëri, teksa 16 të tjerë janë shëruar.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, në një konferencë për media tha se, dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.

Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe 475 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 248″, tha Tomini. 

Të ngjashme