Tetë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, një i vdekur

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar: Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.

Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me Kovid-19: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4.

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruareve në 1013, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 427.


Të ngjashme