Janë lënë të lirë 8 të arrestuarit për protestën e opozitës më 5 mars në Tiranë, për t cilët prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Lirimi i tyre u bë me arsyetimin se nuk ka prova bindëse për atë çëfarë akuzoheshin.
Me vendimin e gjykatës, shtetasit: Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Andi Meçaj, Ervin Cekaj, Lulzim Daci, Armond Prendi, Milovan Ndreu, Nikoll Capa, Behar Koci, Franci Ruci, Sidorel Hoxhaj dhe Ramadan Muja, janë tashmë të lirë.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë hedhur në drejtim të tyre sende të forta dhe flakadanë.
Prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të 8 të ndaluarit. Nga ana tjetër, mbrojtja e konsideroi arrestimin të paligjshëm që bëhet për të trembur njerëzit dhe të mos marrin pjesë në protesta.