Tetë të vdekur nga përmbytja e barkës në Oqeanin Paqësor

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur dhe katër të tjerë janë shpëtuar pasi i kaluan plot 32 ditë në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor pa ndihmën e askujt.

Grupi i njerëzve ishin nisur nga ishulli Bougainville në Papua Guinea më 22 dhjetor për të shkuar në Ishujt Carteret, 100 kilometra larg, për t’i festuar Krishtlindjet.

Megjithatë, barka e tyre u përmbyt gjatë lundrimit. Disa prej njerëzve u mbytën në ujë, ndërsa të tjerët arritën ta largojnë ujin nga barka dhe ta kthejnë atë në gjendjen e mëhershme.

“Ne të gjithë u nisëm shumë të lumtur dhe të magjepsur që po shkonim drejt Ishujve Carteret për festa dhe kurrë nuk menduam se do të përfundonim këtu ku jemi sot”, tha Dominic Stally, njëri prej personave të mbijetuar.

Ai shtoi se problemi më i madh i tyre ishte etja për shkak të mungesës së ujit, por ishin me fat që në Oqean kishte reshje shiu, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Katër personat e mbijetuar u transportuan përmes një anije të peshkatarëve, rreth dy mijë kilometra larg vendit ku e filluan lundrimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme