Tetë vite nga droni në Beograd, ky është reagimi i Ballistit

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë tetë vite nga lëshimi i dronit “Autochthonous” në Beograd.

Më 14 tetor të vitit 2014 në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi –Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian Francë 2016.

Nën fishkëllimat, sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve dhe herë pas herë fishekzjarrëve në fushë me Shqipërinë në epërsi sa i përket lojës, por jo rezultatit, ndeshja nuk zgjati më shumë se 42 minuta.

Në atë minutë në qiellin e Beogradit, mbi kokat e tifozëve duke u valëvitur nga një dron, po afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

E ideatori i kësaj, Ismail Morina, i njohur si Ballisti e ka kujtuar këtë moment.

“Gëzuar ditën e autoktonëve!”, shkroi ai.

Të ngjashme