Tetë vjet pas vdekjes paraqitet kënga e Salaam Remit, ku dëgjohet edhe zëri i Amy Winehouse

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Amy Winehouse e famshme vdiq më 23 korrik 2011 në moshën 27- vjeçare. Pothuajse tetë vjet pas vdekjes së saj në Youtube është publikuar kënga që e këndon Salaam Remi, dhe ku paraqiten Nas dhe Amy.

Image

Kënga titullohet “Find My Love” dhe duhej të publikohej në kompilacionin e ardhshëm të Salaam Remi “Do it for the Culture 2”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kënga është regjistruar në vitin 2011, pak para vdekjes së Amyt.

Salaam Remi dhe Amy punuan në albumet e saj “Back to Black” dhe “Franck”.

“Puna me miq është pjesa më e mirë e krijimit artistik. Nas dhe Amy, duke qenë se ishin partnerët e mi më të ngushtë krijues gjatë viteve, e bënë një këngë fantastike”, tha Remy.

Menjëherë pas vdekjes së Amy Winehouse albumi i saj i publikuar pas vdekjes “Lioness: Hidden Treasures” koleksioni i këngëve dhe regjistrimeve demo deri në atë moment të papublikuara, ishte në krye të toplistave në Britani të Madhe, me shitjet më të larta në shtatë ditët e para, sipas BBC.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme