Sot bëhen tetë vjet prej kur ka nisur konflikti famëkeq në shtetin e Sirisë.
Ditë më parë u raportua se kjo luftë deri tash ua ka marrë jetën mbi 350 mijë njerëzve për këtë periudhë, shkruan NewsUn, përcjell Klan Kosova.
Këtë të enjte shumë organizata të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për paqe dhe një fund të kësaj lufte që çdo ditë merr jetë.
“Secila ditë që shkon pa një rezolutë për këtë krizë, do të jetë një ditë dështimi për popullin e Sirisë”, ka thënë Jakob Kern, nga Programi Botëror i Ushqimit.
“Prioriteti i parë dhe i vetëm duhet të jetë se si ti jepet fund këtij konflikti. Historia do të na bëjë fajtorë”, ka shtuar ai.
Lufta atje u ka bërë shumë njerëz të vuajnë. Dhuna nëpër shumë pjesë të vendit ka arritur nivele alarmante.
Çdo ditë në Siri bombardohen familje dhe shumë të pafajshëm humbin jetën. Mbi një e treta e popullit sirian është zhvendosur për këto tetë vjet.