Tetori, muaji ndërkombëtar i kancerit të gjirit

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 13:27 | Nga

Në kuadër të Tetorit – Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, “Shoqata e Onkologëve të Kosovës” dhe Shoqata “Jeta/Vita”, organizojmë punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës.

Tetori  “Roze 2017”  këtë vit do të fokusohet nëpër komuna më të vogla sipas ketij orari:

Vitia 5 Tetor,Dragashi 10 tetor,Kaçaniku 12 tetor,Suhareka 13 tetor,Klina 18 tetor,Takimi me femrat e Policisë së Kosovës dhe Vushtrria 30 tetor.
Me këtë rast, pjesëmarrëset do të kenë rast të dëgjojnë nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, shpërndarja e broshurave informuese për këtë sëmundje ,biseda interaktive si dhe disa qendra kane planifikuar edhe “marsh(ecje) vetëdijësuese nëpër qytet”, transmeton EkonomiaOnline.

Në fund të muajit në Prishtinë organizohet manifestimi tradicional informativo- kulturor  nga  “Jeta/Vita”  dhe Ecja vetëdijësuese me moto: “Zbulimi i hershëm- mbijetesë”.

Si dhe një vit me herët, Ministria e Shëndetësisë, gjatë tërë muajit Tetor, do të krijojë mundësi shtesë (trajtim me prioritet) për ekzaminime dhe procedura tjera diagnostike rreth kancerit të gjirit në institucionet publike, duke mbështetur iniciativën e QKLKGJ JETA/VITA & SHOK, për hulumtime me përparësi të grave në institucionet shëndetësore per diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Manifestimi informativo- kulturor me moto: Zbulimi i hershëm -mbijetesë, pas të cilit fillon ecja tradicionale, që sivjet mbahet për herë të dhjetë ne fund të muajit, para Teatrit Kombëtar.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme