Përgjatë fundjavës e deri të martën kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Mëngjeset më të freskëta. Nga e mërkura mundësi për reshje shiu.
Pas motit me vranësira dhe të reshura gjatë ditëve të shkuara, në ditët e ardhshme kemi një periudhë të motit më të qëndrueshëm me kthjellime dhe më shumë diell dhe më të ngrohtë gjatë ditës. Orëve të mëngjesit do të jetë më freskët, e përgjatë ultësirave shkurtimisht me mundësi për mjegull ose mjegullinë.
Nga mesi i javës së ardhshme sërish pritet përkeqësim i motit, ku priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo shkaku i motit më të qetë, herë-herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare, e vende-vende edhe në të dobëta.
2.10 – Kryesisht me diell. Mëngjesi më i ftohtë, nëpër ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
3.10 – Kryesisht me diell e më ngrohtë, gjatë ditës edhe me vranësira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.
4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.
5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Nëpër lugina orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.
6.10 – Vranësira dhe intervale me diell, e më vonë në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale zbresin në 5C ditën e shtunë, e më pas në rritje graduale deri në 11C ditën e mërkurë. Maksimalet në rritje graduale deri në 22C të dielën, e të martën edhe deri në 24C.
Era do të fryjë nga krahu jugor e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, e ditën e mërkurë me hove deri në 10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e më pas me tendencë të rënies nga mesi i javës.