Sindi Arifi, modelistja me origjinë shqiptare po vazhdon me sukseset e saj në fushën e modelimit në Zvicër. Arifi nuk ka të ndalur me reklamime të produkteve të kompanive gjigante në Zvicër.
Së fundmi, bukuroshja 23-vjeçare ka reklamuar për kompaninë “Manor”, që është koncerni me i njohur i dyqaneve në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Me këtë klip, ajo na shfaqet duke prezantuar disa produkte të kozmetikës, si një shkëlqyes të rrethit të syrit, qerpikëve dhe një buzëkuq “Nude –Rose”. Pas grimit, Sindi realizon edhe një sesion fotografish.
Sindi Arifi është njëra ndër modelet dhe blogerët më të njohura në Zvicër. Ajo jeton në Martigny, kanton Valis, kurse me prejardhje është nga Tetova.
Në vitin 2014, Sindi ka fituar vendin e parë “Miss Zvicra Romande”, ndërkohë në vitin 2015 ishte finaliste e garës më të madhe të bukurisë në Zvicër, “Miss Zvicra”.