Aktorja e njohru shqiptare, Teuta Krasniqi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ku ndër to ka përmendur periudhën e vitit 2015 ku sapo kishte filluar të njihej me bashkëshortin e saj aktual, Adonis Morinën.
Teuta thotë se Adonisin për herë të parë në jetën e saj, e pau në një sallon bukurie, ku të dy kishin shkuar rastësisht në të njëjtën kohë për të prerë flokët.
Aktorja tha se e kishte pyetur floktarin e saj, Valonin, se “kush është si djalë [Adonisi]”, ndonëse nuk e kishte zakon të pyeste për njerëz dhe duket se që nga aty kanë lindur shkëndijat e para.
Më pas Krasniqi u shpreh se Adonisit ia kishte marrë të dhënat, në mënyrë që do ta telefononte kur të ishte gati për t’ia nisur ushtrimeve në palestër.
“Edhe më pas kemi flluar të ushtrojmë dhe unë hyra në formë si me magji prej ushtrimeve, edhe që tepër shumë i repsktojsha sepse me të vërtetë ka qenë shumë strikt. Edhe gjatë asaj kohe i mbaj mend do momente kur unë isha duke ushtruar, dhe e shikoja veten në monitor [në ndonjë emision], edhe e shihja që ai është duke më parë edhe aty [në monitor] edhe aty [në ushtrimet], por kurrë në jetë asnjë pyetje nuk ma ka bërë edhe sot shumë e çmoj atë profesionalizëm dhe kjo është aryseja pse e kam lënë të ushtroj me vajza të tjera”, ka thënë duke qeshur aktorja.
Teuta u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë martesën e dytë nga zhgënjimi që kishte pësuar nga dështimi i martesës së parë, por që me hyrjen e Adonisit në jetën e saj, gjithçka ndryshoi.