Tha se serbët në Shtërpcë u gjuajtën për t’u vrarë, Rashiq: Secili ka të drejtë ta shpreh mendimin

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq th ase ka besim tek institucionet e sigurisë së Kosovës për zbardhjen e rastit të plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë më 6 janar.

Madje, Rashiq përgëzoi Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit, pasi sipas ministrit, në këtë mënyrë u dëshmua se policët kanë përkushtim profesional ndaj punës së tyre.

“Absolutisht besoj në organet e drejtësisë. Unë kam eksperienca, drejtësia mund të vonojë, por përsëri e arrin qëllimin. Pra, nga eksperiencat e mia personale, ku në rastin tim ka zgjatur gati 3 vite, përsëri e drejta ka dalë në fund. Po, kam besim te institucionet e sigurisë në Kosovë. Jam i kënaqur që ka ndodhur një intervenim i tillë nga Policia e Kosovës, sepse është mirë të tregojmë që kemi një instrument, kemi institucione të cilat mund të reagojnë me kohë dhe kryejnë punën e tyre. Në tërësi jam i gëzuar, sepse kemi demonstruar një përkushtim profesional, derisa unë i përgëzoj policët e Kosovës”, deklaroi Rashiq në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e Rashiq, i cili ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se gjuajtja me armë zjarri ndaj 21-vjeçarit dhe 11-vjeçarit në Shtërpcë kishte qëllim vrasjen e tyre, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. E për këtë, Ministri Rashiq tha se të gjithë kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre, pa dallim.

“Pra, duhet ta respektojmë punën e atyre që po merren me rastin, jo ta diskutojmë ne kur nuk është koha dhe rendi i duhur”, u shpreh Rashiq tutje

Të ngjashme