Presidenti Hashim Thaçi thotë se Deklarata e 2 Korrikut ishte një veprim kushtetues në realizimin e synimit të popullit për shtetësinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai thekson se delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës me pjekuri politike artikuluan vullnetin e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
“Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës”.
“ Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë”, shkruan Thaçi.