Thaçi: Aktakuza u ngrit nxitimthi, nuk paraqes rrezik për askënd – nuk kam ambicie politike

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar në Gjykatën Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës me arsyetimin se nuk merr pjesë në garën politike dhe nuk është pengesë as për ndonjë projekt qeverisës, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh, nxitimthi ZPS-ja prezantoi aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovës. Unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politike, as për kryeministër, as për president, as për deputet. Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi.

Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë, Thaçi theksoi e paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë.

“Paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha ai

“Gjithë jetën time kam punuar për shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. theksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë për respektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme