Presidenti Hashim Thaçi tha se përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka rëndësi të madhe për vendin.
Sipas tij, kjo autostradë është projekti më madhor i shtetit të Kosovës dhe se sot është një ditë e veçantë për edhe për rajonin, raporton Ekonomia Online.
“Sot për përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Një investim që ia ka vlejtur”.
“Një Kosovë e lirë edhe e pavarur edhe duhet të zhvillohet. Nëse dje kemi ëndërruar një Kosovë të tillë sot e kemi realitet. Kjo është Kosova e re e zhvilluar, moderne dhe evropiane”.
Në ceremoninë e inaugurimit përveç liderëve të vendit kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.