Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qëndrimi i tij në Britani të Madhe është takuar edhe me ish-kryeministrin britanik, Tony Balir.
Thaçi përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se Balir mbështet procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam pasur një takim të rendësishëm në Londër me mikun tim Toni Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e NATO, BE dhe OKB të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.