Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u ka bërë thirrje liderëve politik në Kosovë që të përbashkohen rreth këtij qëllimi të përbashkët.
“Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi.