Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në “kohën e pyetjeve” në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit kanadez.
Pasi ka hyrë brenda në sallë, kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan, ka ndërprerë seancën, duke potencuar se sot mysafirë special është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Më këtë rast, deputet e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur.
Presidenti Thaçi tash e disa ditë është duke takuar përfaqësues më të lartë shtetëror të Kanadasë.