Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot në lidhje me debatin për Demarkacionin që do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës më 3 gusht.
Pas takimit që pati me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, presidenti Thaçi tha se ky debat do ta bashkojë spektrin politik në Kosovë.
“Debati që do të zhvillohet me 3 gusht për demarkacionin do të jetë në koncesion për aprovimin, apo votimin pa dallim partie për ketë çështje që është në interes për Kosovën dhe Malin e zi. Kjo çështje duhet ta bashkojë spektrin politik që interesat shtetërore t’i vë para interesave të shtetit”, theksoi Thaçi.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse do të ndodhë demarkacioni me Serbinë përkundër kundërshtimeve, Thaçi deklaroi se parashihet të ndodh shumë shpejt edhe demarkacioni me Serbinë.