Presidenti, Hashim Thaçi, dje ka dekoruar, Agim Çekun, ish shefin e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Medaljen Presidenciale Jubilare, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Dekorimi është bërë me motivacionin për kontributin e tij të dhanë gjatë luftës për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, si shef i Shtabit të UÇK-së, kryeministër i Kosovës dhe ish anëtar i Grupit Negociator në Procesin e Vjenës”, njofton Ministria e FSK-së.
“Kjo dekoratë, për mua është edhe një obligim shtesë për të punuar në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, e në veçanti për ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe transformimin e saj, në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Çeku.