Presidenti i Kosovës ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, të ngarkuarin special të ShBA-së, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell.
Thaçi ka thënë se është i lumtur për këtë. Ai ka thënë se marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën të tjerët nuk arritën ta bëjë, Grenell e bëri shpejtë dhe mirë.
“Jam i lumtur që të dekoroje ambasadorin Grenell për përkushtimin e tij për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Atë që të tjerët nuk e arritën Grenlle e bërë shpejtë dhe mirë”, tha Thaçi.