Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”, këngëtarin Ilir Shaqiri.
Thaçi në postimin e tij tha se Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike
Postimi i plotë i Thaçit:
Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike! HTH