Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen e Pavarësisë, ish-komandantin e vrarë të UÇK-së, Ekrem Rexhën – “Drinin”.
Dekoratën dhe urdhrin “Hero i Kosovës” për ish-komandantin e vrarë e kanë marrë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.
“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
“Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant ‘Drini’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në postimin e presidentit.