Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga. Për kontributin e dhënë në shtetndërtim, Jahjaga është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Thaçi tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm, raporton Ekonomia Online.
“Jahjaga luajti rol konstruktiv në forcimin e unitetit politik, avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë”.
Ndërsa ish-presidentja Jahjaga, tha se e çmon vendimin e presidentit Thaçi.
Jahjaga ka vlerësuar punë e përbashkët me Thaçin në procese të rëndësishme për vendin.
Thaçi sot ka dekoruar me medalje presidenciale edhe Sokol Bashotën e deputeten e PDK-së, Flora Brovinën.