Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast ai tha se e ka nderin që sot e nderon një njeri që ka kontribuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Sot pata nderin në autoritetin tim që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10-vjetorin e Pavarësisë për kontributin e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi.
Kurse, kryeministri Rama tha se ky moment është një nga më emocionuset në karrierën e tij politike.
“Ky është padiskutim një nga momentet më emocionuese për mua është një nder i jashtëzakonshëm dhe shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Më vje shumë mirë që ndodhem këtu bashkë me miqtë e mi dhe kolegët”, tha Rama.
Ai përgëzoi liderët e vendit për hapin e bërë drejt procesit të liberalizimit të vizave, duke shpresuar që ky moment të përmbyllet në këto momente historike të përvjetorit të Pavarësisë.