Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, është mbajtur mbledhje komemorative për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Skënder Gashi, raporton EkonomiaOnline.
Presidenti Hashim Thaçi, tha se i ndejri Gashi ka dhënë një kontribut të madh në fushën e arsimit, por edhe në përgjithësi të shtetndërtimit.
Për të vlerësuar veprën e tij, Thaçi tha se ka vendosur që Skënder Gashin ta dekorojë me medaljen presidenciale të meritave.
“Vlerësoj shumë kontributin e tij për liri, pavarësi, demokraci shtetndërtim me këshillat e tij të urta politike diplomatike por duke vlerësuar edhe kontributin e tij më arsim dhe rolin e tij diplomatik. Kam vendosur të ndaj medalje presidenciale të meritave. I ndahet Skënder Gashit për kontributin në fushën e albanologjisë dhe kontributin e tij në arsim art, kulturë në rrafshin diplomatik dhe shtetndërtim të Kosovës”, tha ai.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se baballarët tanë na mësuan se si duhet atdheu, dhe si duhet të bëhet organizimi ndaj okupatorëve.
“Kthimi i familjes në misionin për vendin dhe atdheun ishte shembulli më i mirë se si duhet të organizohemi karshi një okupimi të egër. Të vazhdojmë ta duam Kosovën, ta zhvillojmë Kosovën ashtu si baballarët e Kosovës e realizuan”, tha ai.
Profesori Rifat Blaku, tha se Gashi mbetet frymëzim për tërë gjeneratat, se si duhet dashur atdheu.
“Skënder Gashi mbetet frymëzim për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shtetndertimin e Kosovës”, tha ai.
Djali i tij, Dardan Gashi, që njëherësh është zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës, falënderoi të pranishmit që pjesëmarrjen në këtë ceremoni.