Thaçi dhe Magno nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA-së dhe Kosovës

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së Sh.B.A.-ve dhe Qeverisë së Kosovës. Me këtë amandament zotohen 34 milionë dollar amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga   Sh.B.A.-të sipas marrëveshjes në 198 milionë dollar amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetëqëndrueshmërisë.

Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj axhendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosoovit. USAID-i vazhdon t’u ofrojë mundësi si institucioneve ashtu edhe popullit të Kosovës për të punuar së bashku në përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e stabilitetit rajonal.

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikan në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë.

Puna e USAID-it avancon si sigurinë kombëtare ashtu edhe prosperitetin ekonomik të Sh.B.A.-ve, tregon zemërgjerësinë amerikane dhe promovon rrugëtimin drejt vetëqëndrueshmërisë dhe adaptueshmërisë së përfituesit të ndihmës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme