Thaçi dhe të tjerët, “125-shi” dëshmon në seancë private

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Me pushime të paplanifikuara ndërmjet e në seancë krejt të mbyllur pa shfaqur as imazhin e trupit gjykues, ka nisur sot dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dëshmitari i 125 në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Prokuroria ende nuk ka publikuar as pak nga natyra e dëshmisë së tij, mirëpo dihet se i njëjti po flet nga një vend i tretë me video-lidhje dhe ka ngjallur debat të madh mes mbrojtjes dhe prokurorisë gjatë javëve të fundit për mosparaqitjen e tij fizikisht në gjykatë.

Si pasojë e vendimit të trupit gjykues se dëshmitari ka paraqitur prova të mjaftueshme për telashet shëndetësore që ia pamundësojnë udhëtimin në Hagë, edhe 4 të akuzuarit janë paraqitur në seancë përmes video-lidhjes./Periskopi/

Të ngjashme