Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar takime dhe sot në Paris në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet atje.
Ai në takimin trelateral mes tij Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiq, të iniciuar nga presidenti francez, ka thënë se është folur për nevojën e arritjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka shprehur mirënjohjen ndaj Macron për iniciativën dhe angazhimin që të arrihet kjo marrëveshjes, sipas tij e domosdoshme për Paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Macron e kupton qartë nevojën e kësaj marrëveshje. Dialogu duhet të vazhdojë i pakushtëzuar. Bllokadat do të kenë adresë por që s’do të jenë të përkëdhelura nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
“Zotimi ishte që të vazhdohet procesi në suaza të kornizës së normalitetit”.