Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë duke mbajtur fjalime para panelit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Në mes të tyre është edhe komisioneri europian, Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.
Për këtë takim ka njoftuar Michael Karnitschnig i cili është bashkëpunëtor i komisionarit Johanes Hahn, transmeton Klan Kosova.